Urbanët, Negociata për anullimin e grevës. Bashkia: S'rrisim biletën
Ndërsa Sindikata e Punonjësve të Transportit urban paralajmëroi një grevë 24 orëshe gjatë ditës së nesërme, Shoqata e Transportit Qytetas ka nisur negociatat për anulimin e saj.Në një reagim të saj, Shoqata e Transportit Qytetas thekson se po negocion për të shlyer pagat e prapambetura të punonjësve të transportit urban.Por një fakt i tillë është hedhur poshtë nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të transportit urban, Zija Hasanaj, sipas të cilit deri tani nuk ka patur asnjë takim për grevën e nesërme.“Nuk kemi marrë vendim për t’u tërhequr nga greva e nesërme”.Ndërkohë për ti dhënë rrugë kësaj problemtike, Këshilli Bashkiak do të mblidhet nesër në orën 18:00. Paraprakisht Bashkia e Tiranës nënvizon se propozimi i saj mbetet, çmimi i pandryshuar i biletës së urbanit.“S'rrisim çmimin e biletës, nuk duam kosto shtesë për qytetarët”.Gjatë ditës së sotme 10 shoqëri transporti urban zhvilluan një grevë tre orëshe për plotësimin e kërkesave të tyre.Protesta krijoi një kaos në transportin urban të kryeqytetit, pasi përkonte në një orar ku shumica e qytetarëve frekuentojnë këtë lloj transporti për të shkuar në punë apo shkollë.