Zonat e përmbytura, USAID 750.000 dollarë në ndihmë të familjeve

Nevojave të personave të përmbytur dhe apelit të Qeverisë shqiptare i është përgjigjur Ambasada amerikane duke ofruar 750.000 dollar.Nëpërmjet USAID kjo shumë do të shkojë për të ndihmuar këto familje për banesat e tyre dhe për fermerët pasi hektarë të tërë tokë janë nën ujë.USAID udhëtoi në shumicën e zonave të prekura dhe ka shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar me pushtetin vendor dhe Qeverinë që këto ndihma të shkojnë ku nevojat janë më të mëdha.Në këtë mënyrë USAID i bashkohet agjencive, organizatave dhe bizneseve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve për të ndihmuar banorët në jug të vendit.