Iran, festohet 36 vjetori i revolucionit islamik
36 vjet më parë, më 11 shkurt 1979, pas më shumë se 2500 vitesh nën sundimin e monarkive të ndryshme, populli i Iranit rrëzoi Shahun pro-amerikan, Mohamed Reza Pahlavi, duke krijuar Republikën Islamike.Pak vetë do ta kishin marrë me mend se një 78-vjeçar që jetonte prej 15 vitesh në ekzil në Paris, do të arrinte të frymëzonte njerëzit për një revolucion të tillë.Por kur u kthye në Iran më 1 shkurt 1979, Ajatollah Khomenei ngriti popullin kundër Shahut. Ai kishte refuzuar të kthehej në atdhe nëse më parë Shahu nuk largohet. Ky i fundit la Tehranin më 16 janar 1979, i shoqëruar vetëm nga perandoresha Farah dhe pak mbështetës pas 59 vitesh në pushtet.Khomenei ishte larguar nga Irani në vitin 1963 pasi kishte folur kundër Shahut gjatë një ceremonie fetare, por në kthimin e tij në atdhje, miliona iranianë e mirëpritën me entuziazëm. Pas mbërritjes, kundërshtarët e Shahut u përleshën me forcat e monarkisë dhe brenda pak ditësh u vendos kabineti i ri qeveritar.Figura të rëndësishme të regjimit të mëparshëm u vunë para gjykatës dhe vetëm në vitin e parë u kryen 750 ekzekutime, përfshi kreu i shërbimeve secrete dhe ish-kryeministri i Shahut, Amir Abaz Hovejda.Pas revolucionit dhe referndumit kombëtar, Khomenei u shpall Lideri Suprem i Iranit, udhëheqësi më i lartë shtetëror dhe fetar në vend, deri sa ndërroi jetë në vitin 1989.Edhe pse revolucioni konsiderohet si një ndër datat më të rëndësishme të historisë së Iranit, regjimi teokratik nuk mori aprovimin e vendeve perëndimore, për shkak të përpjekjeve për të vendosur ehegjemoninë në lindjen e mesme.Sot, Irani është në bisedime me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën për të gjetur një marrëveshje për programin bërthamor dhe për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme me rivalin kryesor politik dhe fetar, Arabinë Saudite./Ora news.tv/