Përgjimet në Maqedoni, Lideri i LSDM-së, Zaev kërkoi ekspertizë të të gjitha materialeve
Lideri i LSDM-së, Zaev kërkoi ekspertizë të të gjitha materialeve të përgjuara në mënyrë ilegale.Janë shpërndarë edhe bisedat e përgjuara që sot u publikuan nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.“Kërkojmë ekspertizë nga një institucion relevant për autenticitetin e regjistrimeve që posedojmë, që janë bërë nga shërbimi sekret dhe operatorët e telefonive në Maqedoni, dhe jo nga shërbime të huaja, ashtu siç janë përhaur zërat ditëve të fundit. Me këtë do të kemi një pasqyrë të qartë se a bëhet fjalë për regjistrime të shërbimeve sekrete apo të shërbimit sekret DSK. Ne e dijmë se vetëm DSK posedon pajisje për përgjim të tillë”, theksoi Zaev.Ai kërkoi nga Prokuroria publike që të nis procesin e hetimeve për këto përgjime, që i quajti si megaskandal. “Shpresojmë se prokuroria do të nis procedurën për hetime dhe se si do të udhëheq procedurën ligjore ndaj meje dhe të tjerëve”, deklaroi Zaev.Ai kërkoi që edhe bashkësia ndërkombëtare me kujdes të ndjek këto përgjime dhe procesin që do të nis pas publikimit të tyre.Marre nga Ina