Përmbytjet rrezikojnë edhe zonën e Nartës në Vlorë
Përmbytjet rrezikojnë edhe zonën e Nartës në Vlorë. Shqetësimin e ka shprehur në një lidhje telefonike për Ora News, kreu i PD në Vlorë Moisi Meminaj, i cili thotë dhjetëra shtëpi janë përmbytur, ndërsa qeveria nuk ka marrë asnjë masë, por vetëm deklaron se situatën e kanë nën kontroll. Krejt ndryshe deklaron kreu i Komunës Qendër, Fredo Berberi, i cili për Ora Neës tha se situata nuk është alarmante dhe se janë marrë të gjitha masat.Moisi Memiaj: “Kam kontaktuar me banorë të Nartës të cilët kanë qenë të alrmuar mbi situatën. Komuna Novoselë ka pasur përmbytje, tani rrezikohet të pëmrbytet edhe Narta, pasi pjesa e poshtme e Nartës, dhjetëra shtëpi janë mbuluar nga uji. Nga inspektimi që kam berë në terren para një orë ishin portat e hapura, për të shkarkuar lagunën e Kripores uji po vërshon drejt lagunës së Nartës.Mesa di unë ekipet e punës të kësaj qeverie inekzistente kanë deklarur se situata është nën kontrlll. Unë ju konfirmoj se banorët kishin ngritur prita me thasë me rërë. Ata janë të detyruar të përballen me fatkeqësinë jo të natyrës por të qeverisë. Rama të lërë shou-n televizive dhe të shkojë ne terren”Fredo Berberi: “Kemi që në mengjes që monitorojmë situatën, nuk është kaq e shqetësuar. Ne kemi një javë që mbajmë nën kontroll nivelin e ujërave. Ne në këtë nivel uji që kemi Narta është e qetë, ka pasur një far rritje niveli, por e kemi nën kontroll dhe Narta është e qetë. Asnjë banesë në Nartë nuk është e mbytur. Nuk ka argjinaturë që është carë, është thjesht një trase eujërave. U mor masa që ajo traseja të riparohet. Në këto momente kemi një ulje të pakët të nivelit të ujit. Asnjë familje në Nartë nuk është e përmbytur. Primare për ne është mbajtja nën kontroll e digës së Selevecit.
