Drejtuesit e TAP vijnë në Shqipëri: Në qershor fillojnë punimet, përfundojnë 2020

Ndërtimi i gazësjellësit TAP është një projekt i cili ka mbështjen nga të gjitha palët politike. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka garantuar drejtuesit e projektit për mbështetje për finalizimin e projektit. Ndërkohë që drejtori menaxhues i projektit TAP informoi se në fillim të muajit qershor 2015 fillon edhe ndërtimi i rrugëve të aksesit për projektin.Drejtuesit e TAP u pritën edhe nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri.Në qershor të këtij viti do të nisin punimet në terren për ndërtimin e projektin të gazsjellësit TAP. Gjatë një vizite në Shqipëri drejtues të lartë të këtij projekti u takuan me presidentin e republikës Bujar Nishani dhe me ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri.Kjetil Tungland, Drejtori aktual Menaxhues i Projektit TAP AG dhe Ian Bradshaë, Drejtori i ri Menaxhues i Projektit konfirmuan nisjen e punimeve në qershor dhe përfundimin e tyre në territorin shqiptar në fillim të 2020.Presidenti nga ana tjetër vlerësoi punën e kryer deri tani nga drejtuesit e TAP AG në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, duke e cilësuar si projektin e shekullit të 21-të për Shqipërinë.Kreu i Shtetit theksoi se në të gjitha nivelet shtetërore si dhe nga të gjitha palët politike, ka garanci për vijimin dhe finalizimin me sukses të projektit, duke veçuar mbështetjen që projekti i gazsjellësit TAP ka gjetur edhe në shoqërinë shqiptare.Ndërsa në takimin e zhvilluar me ministrin Gjiknuri drejtuesit e TAP u njohën me masat e ndërmarra deri më tani nga qeveria sa i takon çështjes së gazifikimit të vendit. Ministri Gjiknuri tha se tanimë është siguruar fondi dhe po punohet për masterplanin e gazit në Shqipëri ndërsa në bashkëpunim me qeverinë e Azerbaxhanit dhe kompaninë shtetërore të naftës SOCAR do të mundësohet hartimi i studimit të fizibilitetit.Gjithashtu tema e diskutimeve u përqendrua edhe në potencialin njerëzor të kualifikuar, që ekziston në Shqipëri për realizimin e projektit, si dhe përfitimet e pritshme në zhvillimin e mëtejshëm të fushës së energjisë në vend.