“Dosja investigative e Channel One”: Megaskandali me mbetjet spitalore

"Dosja Investigative" e Channel One nisi këtë të hënë, 9 shkurt 2015,  me megaskandalin e mbetjeve spitalore ku çdo ditë pritet të publikohen fakte tronditëse.Në skandal përfshihen spitale shtetërore dhe private. Miliona euro të shpërdorurara nga kompani fantazëm të cilat marrin përsipër trajtimin e mbetjeve spitalore. Një fenomen shokues, që po shkatërron shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin ku jetojmë."Channel One" investigoi për disa muaj me radhë mbi skandalin e mbetjeve spitalore, për të dhënë përgjigje për disa pyetje:Ku hidhen mbetjet e rrezikshme spitalore?Nga kush transportohen?Cili është destinacioni i tyre përfundimtar??Kush janë kompanitë e licensuara për administrimin e mbetjeve spitalore ?"Channel One" arriti të depërtojë në mjediset, ku skandali i mbetjeve spitalore në klinika private dhe shtetërore, ruhej në masa të forta sigurie.Çfarë sëmundjesh shkaktohen nga mbetjet e rrezikshme spitalore ?Çfarë po ndodh me vendin tonë….Gazetarët e Departamentit të Informacionit në "Channel One" investiguan historinë shokuese.Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme spitalore ?Pjesët e këtij skandali do të transmetohen çdo ditë në edicionin qëndror të lajmeve në orën 19:00, në Channel One: "Dosja Investigative", skandali i mbetjeve spitalore.mbetjet12mbetje3