ERE ndalon eksportin e energjisë elektrike. KESH t'i shesë vetëm OSHEE prodhimin tepricë

KESH nuk do të eksportojë energji në rastet e superprodhimit por do t’ia shesë OSHEE për të mbuluar humbjet në rrjet. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike Petrit Ahmeti shpjegon se vendimi i cili ka hyrë në fuqi ditën e premte parashikon që në rastet e situatave të favorshme hidrike KESH ti shesë energji OSHEE edhe për humbjet ,energji të cilën kjo kompani kishte për detyrë ta siguronte vetë .Petrit Ahmeti: “Midis dy kompanive është lidhur një marrëveshje, e cila miratohet nga Enti Rregullator. Në esencën e marrëveshjes unë dua të shpjegoj dicka; ka nje leverdi ekonomike dypalëshe, si nga KESH që shet prodhimin e tepërt të tij, po ashtu edhe nga kompania e shëpërndarjes që blen energjinë për mblumin e humbjeve me një cmim më të ulët nga cmimi që ajo e blinte në import. Këto janë situata të përkohshme”Ndërsa përsa I përket çmimit të shitjes së energjisë nga KESH muajin e fundit Ahmeti shpjegon se ajo është shitur me çmim burse.Petrit Ahmeti: “Baza e këtij çmimi është çmimi i bursës, i cili është relativisht më i ulët sesa cmimi që operohet nga ana e kompanisë së shpërndarjes për blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve. Gjithmonë flasim për humbje jo teknike.Ditët e fundit opozita dhe qeveria kanë pasur një sërë debatesh në lidhje me çmimin me të cilin KESH ka shitur energjinë elektrike për eksport.