Rrëmbehet Enver Stafuka, në 2013 u akuzua se vodhi makinën nga e cila u vra kryekomisar Lamaj
Krujë-Mbrëmjen e djëshme, 8 shkurt është rrëmbyer Enver Stafuka, i cili në vitin 2013 u akuzua si personi që ka vjedhur makinën që është përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.Lajmi për rrëmbimin e Stafukës u dha nga policia sot rreth orës 16:00.Sipas të dhënave të policisë mësohet se tre persona të paidentifikuar kanë marrë forcërisht në mjetin e tyre shtetasin Enver Stafuka 48 vjec, person me precedent të mëparshëm penal, banues në Fshatin Larushk Krujë.Policia e Durresit në bashkëpunim me atë të Krujës kanë nisur veprimet e para hetimore si dhe ka referuar materialet ne Prokurorine e Krimeve te Rënda Tiranë.Stafuka u arrestua më 29 maj 2013Enver Stafuka u arrestua nga policia më 29 maj 2013, me akuzën se është i përfshirë në Stafuka, njihet si personi që ka vjedhur mjetin e përdorur në vrasjen e komisarit. Stafuka do të Sipas policisë Stafuka ka qenë bashkëpunëtor në këtë vjedhje me G. Bejtja, i cili dyshohet se është vjedhësi kryesor i makinës, ndërsa Stafuka është bashkëpunëtori i tij.Stafuka u shpall i pafajshëm në 13 nëntor 2013Enver Stafuka u shpall i pafajshëm me 13 nëntor 2013,së bashku me Gentjan Bejtjan ku nga togat e zeza u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.[caption id="attachment_462361" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Makina që u përdor për të vrarë Dritan Lamaj dhe Dritan Lamaj[/caption]