Shqipëri-Maqedoni, investimet dhe shkëmbimet tregtare jo në nivelin e duhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2015, 20:35
Shkëmbimi tregtar dhe investimet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk janë në nivelin e duhur. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj pas takimit me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Bekim Neziri kërkoi rritje të prezencës së investimeve maqedonase në Shqipëri.Po ashtu edhe ministri Maqedonas vuri theksin në rritjen e investimeve midis dy vendeveMinistri Maqedonas i Ekonomisë zhvilloi takim edhe me ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Me të cilin u diskutua për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kë.Gjithashtu, me ministrin Gjiknuri u diskutua edhe në lidhje me krijimin e një grupi pune për shkëmbimin e informacionit në lidhje me menaxhimin e ujërave në pjesën maqedonase dhe në pjesën shqiptare.