Ligji i shërbimit të jashtëm, PD: Do goditet transparenca për emërimet

Seanca dëgjimore me 3 kandidatët për ambasadorë, shërbeu edhe si një parathënie e kundërshtive të forta me të cilën politika pret ligjin e ri të shërbimit të jashtëm.Në komisonin e Jashtëm, ishte sërish ish kryediplomati, që ngriti shqetësimin se me ndryshimet e propozuara nga minsitria e Jashtme, do të goditet rëndë transparenca e emerimeve në diplomaci.Aldo Bumçi: “Nga kjo seancë n shikojmë të mirën të madhe publike që vjen nga një seancë dëgjomore e hapur, ku nëpërmjet këtij komisioni dhe medias informohet opinion publik për kandidaturat që do të përfaqësojnë Shqipërinë . Në mënyrë absurd ministri do ta cojë procesin në bunker në errësirë, duke dashur që ne mos mblidhemi më këtu. Cfarë meraku ka ministri që të vijnë kandidaturat që do përfaqësojnë Shqipërinë. Ky komision ka anëtarë të nderuar të Shumicës. Ka merak prej jush, prej qendrimit tuaj se ju jeni shumica këtu. Mendoj se ne i kemi shërbyer denjësisht përfaqësimit të shqipërisë. Unë shpresoj se kjo traditë e mirë të vazhdojë dhe ai projekt ligj në këtë pjesë të rrëzohet”Edhe në këtë rast, mazhoranca u duk se ishte ne të njëjtën linjë me opozitënArta Dade: “Nuk është gjë e vecantë që ky komision është i unifikuar në qëndrimet, lidhur edhe me ligjin e ardhshëm. Shqetësimet që ka zoti Bumci ne i kemi pozuar edhe si përfaqësues të mazhorancës dhe besoj se edhe qeveria qe ka avancuar ligjin do të gjejë hapësirat e domosdoshme për të ardhur në një kompromis dhe për të marrë mednimin e kulifikuar të këtij komisioni”Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, do të jetë të martën në komison për të prezantuar ndyrshimet në ligjin e shërbimit të jashtëm. Deri më tani, ndryshimet janë kundërshtuar nga mazhoranca, e cila ka vlerësuar se ligji aktual siguron konsolidimin e shërbimit diplomatike, ndërsa opozita ka çmuar se ndyrshimet rreizkojnë diplomatët në karrierë.Të martën Bushati do të japë sqarime edhe për refuzimin e drejtimit të Komitetit Ekonomik të OSBE-së për vitin 2015.