Atentatet mafioze, krimet e bujshme që mbeten pa autorë
Në hartën e kriminalitetit në Tiranë komisariati nr.2, i cili drejtohet nga Komisar Engjellush Avdylaj, duket se ka regjistruar ngjarjet më të bujshme, përfshire këtu atentatet misterioze të ndodhura në rrugën e “Kavajës”, ku në pjesën më të madhë policia nuk ka ende një person të arrestuar për këto çështje.Kështu më datë 5 janar, mbeti i vrarë atentatori Arianit Sterio si edhe u plagos efektivi i policisë Roland Meta, ndërsa objektiv i atentatit ishte Pajtim Seriani, i cili po ashtu mbeti i plagosur.Po atë mbrëmje, iu bë një atentat mafioz edhe të fortit të rrugës së “Kavajës”, Emiljano Shullazi në Qaf-Kashar, teksa ky i fundit po ktheheshe nga Fushë-Kruja.Vëtëm pak ditë pas dy atentateve të ndodhur në rrugën e “Kavajës”, policia arrestoi 2 kushërinjtë, Aurel dhe Amarildo Hoxhallari, të cilët dyshoheshin se kanë porositur vrasjen e të plagosurit Pajtim Seriani. Nga ana tjetër gjykata nuk gjeti prova të mjaftueshmë për ti mbajtur në burg kushërinjtë, duke e ndryshuar masën e sigurisë, nga “Arrest me Burg”, në “Detyrim Paraqitje”.Të dyja këto ngjarje të bujshme kanë mbetur pa autor, edhe pse policia u mundua që ti veçojë nga njëra-tjetra, teksa ekspertët e kriminalistikës së komisariatit nr.2 nuk ka një pistë të fortë në zbulimin e atentateve.Një tjetër atentat i ndodhur në rrugën e Kavajës, ishte vrasja e Shkëlzen Lekës. Policia shoqëroi disa persona në komisariatin nr.2 por në fund asnjë person nuk u arrestua për këtë vrasje, duke mbetur edhe kjo vrasje pa autor.Atentati mafioz më i bujshëm, i cili u konsideruar si vrasja e viti 2014’, ishte ndaj bankierit Artan Santo. Përsëri policia arrestoi 2 përsona, por i la të lirë për mungesë provrash, duke u mjaftaur se vrasja e bankiert është në hetim dhe akoma nuk ka një version zyrtarë për atentatin e ndodhur më 26 qershor.Komisariati i policisë nr. 2 mbulon zonën më të rëndësishme të kryeqytetit por jo gjithmon ky institucion policor e ka justifikuar profesionalisht garantimin e rendit dhe sigurisë. Një problematikë tjetër e kësaj zone janë edhe krimet e vogla duke qënë një shqetësim për qytetarët që jetojnë apo frekuentojnë zona të qëndrës së Tiranës përfshirë edhe ish-bllokun ku edhe përqëndrimi i kriminalitetit është më i madh.