Durrës, alarmohen arkeologët: Veprat arkeologjike po shkatërrohen
Në Durrës monumentet arkeologjike rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme. Ato ndodhen pranë themeleve të pallateve apo në mjedise ku faktoret natyrore po i cojnë drejt shkatërrimit.Mozaiku i Arapajt që i përket shek VI pas Krishtit apo mozaiku i Lëvizjes së Diellit, por edhe kisha antike, me vlera të mëdha arkeologjike, në dy dekadat e fundit i janë larguar syrit të publikut, ndodhen të paekspozuara, në një kohë që turistët nuk i mungojnë qytetit bregdetar,Arkeologët propozojnë që për këto objekte qindra vjecare, duhen krijuar guida të posacme, ku të jenë të pasqyruara me detaje që të tërheqin interesin e turistëve.Trashëgimia arkeologjike e Durrësit është e madhe, pasi cilësohet si qytet me histori 3 mijë vjecare. Në qendër të qytetit bregdetar, ndodhet amfiteatri antik me 20 mijë vende, unik në të gjithë Ballkanin