Gazmend Shalsi emërohet drejtori i ri i Portit të Durrësit

Gazmend Shalsi është Drejtori i ri Ekzekutiv i Portit të Durrësit, pas dorëheqjes një ditë më parë të Selim Belortasë. Shalsi u preznatua sot nga Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoriteti Portual Durrës.Drejtori, Gazmend Shalsi pasi falenderoi institucionet që i kanë propozuar këtë detyrë foli për rrugën e tij profesionale.Selim Belortaja, i pranishëm në Takim nënvizoi vlerat e Drejtorit të ri veçanërisht në fushën e menaxhimit dhe njohjet e tij në fushen e porteve. Më pas ai prezantoi e njëkohësisht vlerësoi punën e bashkëpunëtorëve të stafit drejtues, si një garanci tjetër në vijimësinë e punës.Belortaja i uroi punë të mbarë drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Gazmend Shalsi.Karriera e Gazmend ShalsitNga viti 1990 deri ne vitin 1998 ka punuar si inxhinier në Ndërmarrje shtetërore dhe në aktivitete private. Gjatë periudhës 1998-2001 z. Shalsi është diplomuar në Francë në degën e menaxhimit të ndërmarrjeve. Më pas deri në vitin 2004 ka punuar në Ministrinë e Ekonomisë. Pas një veprimtarie private 3-vjeçare, nga viti 2007, Gazmend Shalsi ka punuar si Drejtor dhe Administrator i Kompanisë La Petrolifera Italo- Albanese (Vlorë). Z. Shalsi, e vlerësoi si një sfidë personale drejtimin e Portit të Durrësit. "Unë kam punuar si në zyrë dhe në terren, dhe porti është një fushë të cilën e njoh, e ku me përkushtim do të jap kontributin tim - tha më tej ai. Ne do të punojmë së bashku për të çuar më tej arritjet e deritanishme në kushtet e zhvillimeve të reja ekonomike në Shqipëri".