Barroso: Në qershor nënshkruhet MSA-ja me Kosovën

Komisioni Europian mbështet zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre.Kështu është shprehur Presidenti i KE-së Barroso në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.Sipas tij, Kosova duhet të bëjë më shumë për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë ndërsa ka shtuar se KE-ja do të vazhdojë të angazhohet për prespektivën europiane të Kosovës.I pyetur në lidhje me 5 shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, Barroso është shprehur se është e drejta e tyre të mos njohin pavarësinë e  një shteti."Pranimi i shteteve është e drejta e shteteve sovrane. Me rëndësi është se ne jemi duke u përgatitur për të nënshkruar MSA-në  dhe nëse Kosova arrin progres në të gjitha fushat ne nga qershori i këtij viti mund të kemi edhe progres konkret për Kosovën sa i përket MSA-së” shtoi Barroso.Ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se Kosova ka një prespektivë të qartë dhe kjo është integrimi në Bashkimin Europian ndërsa vlerësoi ndihmën e Komisionit Europian në këtë drejtim.Thaçi ka premtuar angazhim të vazhdueshëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara në kohë rekord. por u shpreh se  Kosova është e vonuar në proceset e integrimit në krahasim me vendet e tjera të rajonit.“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit që në rajon që nuk mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së, këto janë më shumë pengesa teknike se sa politike”-u shpreh Thaçi.Rompuy: Dialogu “esencial” për rrugën evropianePas këtij takimi Thaçi është takuar edhe nga presidentin e Bashkimit Europian, Herman van Rompuy.Thaçi ka falënderuar diplomatin evropian për mbështetjen e bllokut, ndërsa ka theksuar përkushtimin e autoriteteve kosovare për konsolidimin e duhur të shtetit të Kosovës.Duke folur për takimin me homologun e Serbisë, Ivica Daçic, i cili do të zhvillohet po sot në Bruksel, Thaçi ka thënë se qëllim i këtyre bisedimeve nuk është që Kosova dhe Serbia të mundin njëra-tjetrën, por të lëvizin përpara, drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.“Besoj se në këto bisedime do të ngadhënjejnë vlerat evropiane dhe të kemi fqinjësi të mirë ndërshtetërore”, ka thënë Thaçi.Herman van Rompuy ka kujtuar se Kosova duhet të përmbushë kriteret afatshkurtra, në lidhje me sundimin e ligjit, tregtinë, administratën publike dhe mbrojtjen e minoriteteve, si kusht për të avancuar në procesin evropian.Diplomati i BE-së ka inkurajuar Thaçin që të tregojë konstruktivitet edhe në takimin e sotëm me kryeministrin serb Ivica Daçiç.“Rezultatet konkrete në dialog janë esenciale për përparimin në rrugën evropiane, edhe për Kosovën, edhe për Serbinë”, ka thënë Rompuy.Thaçi ka takuar sot edhe presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.Raundi i pestë i bisedimeve Thaçi-Daçiq pritet të zhvillohet në orët e pasdites. Në fokus të takimit të sotëm mes dy kryeministrave do të jetë çështja e strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës.