Samarxhiç: Njohja e Kosovës, kushti kryesor për integrimin e Serbisë
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Slobodan Samarxhiç, ka thënë se njohja e Kosovës është kushti kryesor që i ka parashtruar Bashkimi Evropian Serbisë, në qoftë se kjo e fundit dëshiron të përparojë në procesin e integrimeve evropiane.“Pushteti në Beograd është dorëzuar në momentin që institucionet serbe në veri të Kosovës i ka quajtur paralele”, ka thënë Samarxhiç.“Njohja e Kosovës është kushti kryesor i BE-së. Kushti i integrimeve evropiane është që Serbia të bëjë disa hapa mbrapa dhe të bie me shpinë në humnerë”, ka thënë Sаmаrxhic përpara gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, transmetojnë mediat serbe.Samaxhiç, që është shef i grupit parlamentar të DSS, ka thënë se shpresën e vetme e ka te serbët e Kosovës, “të cilët duhet të angazhohen dhe të rebelohen”.Duke komentuar paralajmërimin e presidentit Tomislav Nikolic, se institucionet serbe në veri do të zëvendësohen me institucione të reja, Samarxhiç ka thënë se pushteti është dorëzuar.“Pushteti është dorëzuar në momentin kur ato institucione i ka quajtur paralele. Për çfarë janë ato paralele? Ato janë institucione shtetërore të Serbisë, kurse paralele janë ato në Prishtinë, të cilat janë jo legjitime dhe jo legale për mënyrën se si janë krijuar, kurse ato në veri janë institucione të rregullta të shtetit që funksionon”, deklaroi Samarxhiç.Sipas tij, me idenë e tillë për ndryshimin e institucioneve në veri të Kosovës, “Serbia do ta dorëzojë Kosovën për shkak të datës fatkeqe, për negociata me BE-në”.