Thaçi në Bruksel, darkë pune me Philip Reeker
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarë të lartë evropian si dhe të SHBA-së.Udhëtimi bëhet një dit para fillimit të rundit të pestë të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.Gjatë qëndrimit në Bruksel, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me Presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso, si dhe me Përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme, Baroneshën Catherine Ashton, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës.Me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, nesër do të zhvillohet takimi i radhës mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë,Ndërsa sonte, Kryeministri Thaçi do të takojë në një darkë pune Zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeker.Sipas kësaj komunikate thuhet se, në takimet me zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-ve, Kryeministri Thaçi do t'i prezantojë të arriturat e Kosovës në këto 5 vite pavarësi, si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për integrimet europiane.