Vdes ish-gjenerali serb i akuzuar për krime lufte në Bosnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 08:45
Ndërron jetë, gjenerali serb Milan Gvero, i cili është akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë viteve 1992-1995 në luftën në Bosnje.Avokati Dragan Kërgoviç i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se Gvero vdiq në një spital në Beograd.Gvero u konsiderua si një ndihmës i afërt me serbo-boshnjakun tjetër komandantin e ushtrisë serbe, Ratko Mlladiç.Gvero u dorëzua në vitin 2005 në Gjykatën Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi.Në vitin 2010, ai u dënua me pesë vjet burg për krime lufte, duke përfshirë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën forcat serbe vranë rreth 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë.