Moska heton “trafikimin e organeve” në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 14:36
Rusia ka deklaruar se ka nisur hetimet e akuzave për trafikim të paligjshëm të organeve në Kosovë, raporton AP.Hetime të ngjashme po zhvillon edhe Bashkimi Evropian. Akuzat burojnë nga një raport i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë. Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se autoritetet ruse besojnë se “krimet e trafikimit të paligjshëm të organeve në Kosovë, duhet të hetohen plotësisht”.