Sërish shpërthim në Mitrovicë, sulmohet banesa e një polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 09:24
Një tjetër shpërthim është shënuar në pjesën veriore të Mitrovicës në Kosovë.Persona të panjohur kanë hedhur një lëndë plasëse në oborrin e një punonjësi të Policisë së Kosovës.Shpërthimi ka ndodhur në orën 01.30 pas mesnate, ndërsa mësohet se nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Zëvendësdrejtori i policisë rajonale Ergin Mediç ka thënë për Tanjug se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së punonjësit të policisë me inicialet Xh. D në rrugën Mesha Selimoviç, në Mitrovicën veriore.Ky është shpërthimi i tretë brenda një kohe të shkurtër në Mitrovicë. Dy shpërthime të njëpasnjëshme u shënuan mbrëmjen e 17 shkurtit rreth orës 19:20, në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.