KE, i shqetësuar për krizën politike në Maqedoni
Komisioni Evropian (KE) sërish sot ka përqendruar vëmendjen tek kriza politike në Maqedoni, pas vendimit final të opozitës maqedonase për bojkotimin e zgjedhjeve lokale të 24 marsit.Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle sot ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoni, pas bojkotit definitiv të zgjedhjeve nga opozita maqedonase. Ai ka nënvizuar se qëndrimi i evrokomisionerit Fyle është i pandryshueshëm me atë të shprehur një javë më parë.“Jam i frustruar nga mungesa e përparimit në vënien fund të ngecjes politike në IRJ të Maqedonisë. Imperativ i liderëve politikë në Shkup do të jetë marrja e përgjegjësisë dhe gjetja e zgjidhjes, duke demonstruar pjekuri të institucioneve demokratike me vendosjen e interesit të vendit dhe qytetarëve në vend të parë”, ka deklaruar eurokomisioneri Fyle javën e kaluar, duke dërguar sinjalet e fundit për faktorin politik në Maqedoni për zhbllokimin e krizës politike.Eurokomisioneri për zgjerim për nesër kishte planifikuar vizitën e tij të radhës në Shkup, në kuadër të Raundit të katërt nga Dialogu inkuadrues në nivel të lartë (HLAD), me qëllim edhe t'i vlerësojë reformat e lidhura me Unionin dhe përgatitjen e raportit të pranverës të Komisionit. Por, kabineti i tij konfirmoi të premten se vizita nuk realizohet dhe ajo është shtyer për afat të pacaktuar.“Fyle është i frustruar nga mungesa e progresit në vënien fund të ngecjes politike. Edhe raundet paraprake të Dialogut inkuadrues dhe konkludimeve të muajit dhjetor të Këshillit krijuan mundësi për të lëvizur përpara në BE-reformat dhe mundësi për hapjen e negociatave inkuadruese me IRJ Maqedoninë, situatën e tanishme për aksident e vendos këtë mundësi në një rrezik të madh", ka nënvizuar zëdhënesi Stano, i cili ka vlerësuar vizitën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov në Shkup dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore midis Shkupit dhe Sofjes.