Reeker garanton Thaçin: SHBA mbështet Kosovën në rrugën e integrimeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar mbrëmë në Bruksel me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Philip Reeker.Kryeministri ka informuar zyrtarin amerikan për të arriturat që ka bërë Kosovës dhe për hapat që i ka drejt integrimeve evropiane, ndërsa ky i fundit ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për Kosovë dhe për shtegun e saj të integrimeve euroatlantike.Me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të dy bashkëbiseduesit kanë folur për përparimin që Kosova ka arritur gjatë pesë vjetëve të fundit. Në takim po ashtu u diskutua për vizionin e Kosovës për t’u ballafaquar me sfidat e ardhshme, me theks të veçantë në ato që lidhen me aspiratat euroatlantike të Kosovës.Në këtë kontekst, të dy palët janë pajtuar që dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është një pikë kthese e rëndësishme.Kryeministri Thaçi ka njoftuar zyrtarin amerikan se në fazën e ardhshme të konsolidimit të mëtejmë të shtetësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për një agjendë të shpejtë dhe dinamike të reformave, që shpien drejt integrimit të saj në institucionet euroatlantike.Kryeministri po ashtu vuri në pah përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj procesit të dialogut me Serbinë që shpie tek përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore me qëllim të përfitimit nga qytetarët e të dy shteteve.Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker e uroi Kryeministrin dhe popullin e Kosovës për pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ai përsëriti vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe për shtegun e saj të integrimeve euroatlantike.Reeker vuri në pah rëndësinë e dialogut në të ardhmen e afërt dhe e përgëzoi Kryeministrin Thaçi për sukseset e arritura deri më tani dhe e inkurajoi Kosovën që të vazhdojë të luajë një rol aktiv në këtë proces.Në këtë takim kanë qenë edhe Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, Koordinatori për Dialog, Blerim Shala dhe Këshilltari i kryeministrit, Bekim Çollaku.