Bruksel, Daçiç takon Baroneshën Ashtonin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka nisur takimin me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Biseda me Ashtonin i paraprin drekës së punës me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, raportojnë mediat serbe.Ky do të jetë raundi i pestë i bisedimeve Thaçi-Daçiç në Bruksel, në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.Thaçi ka takuar mbrëmë në ndërtesën e BE-së të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Philip Riker, ndërsa, paraditen e sotme edhe presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrosos, dhe kreun atë të BE-së, Herman van Rompuy.Pas bisedimeve me Thaçin, Barroso u është bashkuar zyrtarëve të tjerë evropianë me deklaratën se “kjo është një javë e rëndësishme për dialogun Prishtinë-Beograd”.Në këtë raund, që është parashikuar të vazhdojë edhe nesër, pritet të diskutohet për çështjen e veriut të Kosovës.