Gara për Tiranën, sondazhin e Ora News e kryesoi Majko nga PS dhe Malltezi nga PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2015, 14:03
Tirane- Kë do të mbështesnit ju si kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit?Ora News ndërmori një sondazh online për të cilën gjithsej ishin 10 749 votaNë kampin socialist votat më të shumta i mori Pandeli Majko, deputeti socialist ish kryeministër i Shqipërisë në 1999 aktualisht deputeti socialist i Tiranës.Pas tij renditet Blendi Klosi dhe Saimir Tahiri që mban postin e ministrit të Brendshëm Ndërsa në kampin e Partisë Demokratike votat më të shumta i ka marrë Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha.Malltezi ka lënë pas Dashamir Shehin dhe Lulzim Bashën, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës.Sondazhi u hap më 2 shkurt dhe u mbyll më 9 shkurt 2015