Mjekët e QSUT në protestë, akuza Ministrit Beqaj për fushatë denigruese

Mjekët e Qëndrës Spitalore Nënë Tereza lanë sërish sot për një orë punën në shenjë proteste kundër dhunës, fyerjeve dhe testimit të tyre.Ata thanë se kundërshtojnë fushatën denigruese të Minsitrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi bluzat e bardha po punojnë në kushtet e presionit psikologjik të të gjitha niveleve.Protesta është përshkallëzuar përveç në QSUT edhe në spitalin e Shkodrës dhe Lushnjes.Tiranë- Për gati një orë mjekët kanë pezulluar punën e tyre në shërbimet e QSUT për të dalë në një protestë për të kundërshtuar atë që ata e quajnë fushatë denigruese të Ministrisë së Shëndetësisë.Shqetësimet në këtë rast lidhet me dhunë fizike të mjekëve, testimin, mungesën e investimeve në spitale dhe pagat e ulëta.Tritan Kalo, mjek infeksionit tha se stafi mjekësor është në presionin e Ministrisë së Shëndetësisë.Kalo:“ Në kushtet kur vendi po përballet me një fatkeqësi natyrore, ti krijosh dhe një fatkeqësi tjetër psikologjike nëpërmjet presionit që i bëhet personelit mjekësor, ka dy shpjegime: Ose idiotësi, ose paaftësi.Por asnjë racionalitet në fjalë dhe veprime. Nuk është e lejueshme që në vitin 2015 të ngrihemi, të diskutojmë dhe të debatojmë për probleme që duhet të ishin zgjidhur që nga 31 marsi i 1991.Problemi i testimit është bërë një legjendë urbane. Nuk është testimi ai që përcakton kualitetin e mjekut, mjekët testohen përditë, janë testuar dhe vazhdojnë të testohen në kapacitetet e tyre intelektuale dhe fizike çdo ditë me punën dhe devotshmërinë e tyre.Një artificë e krijuar thjesht për të mbuluar nuk e di se çfarë problemesh që mund të ketë qeverisja e Ministrisë së Shëndetësisë nuk e zgjidh problemin. Problemi zgjidhet përmes konsultimit me palët e interesit siç janë dhe mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor për të përmirësuar çdo ditë atë që quhet vetkualifikim ose përmirësim të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturës”.Albert Koja është mjek pediatër në QSUT, që si dhjetra mjekë të tjerë iu bashkua protestës. Shqetësimi që ngriti mjeku, janë pagat e ulëta të bluzave të bardha dhe kërkesa është që kjo pagë të rritet deri në 15%.Por Tirana nuk ka qenë i vetmi qytet ku bluzat e bardha u shprehën kundër dhunës dhe testim. Mjekët e Lushnjes gjithashtu protestuan duke lënë punën për 30 min. Po për 1 orë mjekët e spitalit të Shkodrës ndëprenë shërbimin e pacientëve. Kirurgët thanë se testimi nuk është gjë tjetër veçse denigrues për këta profesionistë.E pyetur nga Ora News, Ministria e Shëndetësisë thotë zyrarisht se nuk ka për tu tërhequr nga testimi, ndërsa për investimet në spitale, sidomos në shërbimin e infektivit ku kritikat e mjekëve ka qenë të mëdha, Ministria thotë se ka bërë rikostruksion të një pjese të konsiderueshme të saj.