Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e borës në vend, ngrica në rrugë
Ulja e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve të borës ka sjellë prani ngrice në Rrugën e Kombit, në segmentin Kalimash-Kukës-Morinë.Në zonat e thella si Grykë Caja, Kalisi, Shishtaveci e Zapodi ka pasur probleme për qarkullimin e automjeteve duke qenë se erërat e forta krijojnë pirgje bore në rrugë. Në Kukës, policia ka shtuar prezencën e efektivëve në rrugë, me qëllim shmangien e aksidenteve.Në Tiranë qarkullohet me zinxhirë në zonën e Dajtit për shkak të pranisë se ngricave në rrugë.Në Elbasan, segmenti Lunik-Stebleve ka rreth 25 cm bore dhe rruga është e bllokuar. I bllokuar është edhe aksi Elbasan - Gjinar per shkak te çedimit prej me shume se 2.5-3 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan.Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh - Kaçivel - Elbasan. Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge.Ndërkaq në Berat, në aksin Ura e Pilzes -Corovode ka renie guresh ne zonen e shkembit te "Selanit".Në qarkun e Vlorës, në Selenicë në vendin e quajtur Bishti i Malit është dëmtuar rruga nga prezenca e ujit në rrugë.Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze. Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Po punohet per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente.Ne aksin Permet - Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese. Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje masive ne krahun e poshtem te rruges, ka devijim te drejtimit te levizjes.Sa i përket Korçës, në te gjithe qarkun ka reshje te bore dhe rekomandohet lëvizja e automjeteve vetëm me zinxhirë.Në Dibër, nga temperaturat e uleta, ka prezence ngricash ne rruge, ndonëse akset po kriposen në vazhdimësi. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentet Qafe Dragalice - Stebleve dhe Kalaja e Dodes - Vasije.Edhe në qarkun e Shkodrës ka renie te temperaturave. Si rezultat ka prani te ngricave ne rruge. Rruget jane sperkatur te gjitha me kripe.Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar. Ne segmentin rrugor Dardhe -Miliska dhe Qafe Mali-Flet, rekomandohet perdorimi i zinxhireve.