Rama: Kompensim të përmbyturve; Basha: Shpall emergjencën

Kryeministri Edi Rama ka vëzhguar sot nga afër shpërndarjen e ndihmave në Fier. Ndalesa e tij e parë ishte në pesë magazinat e mëdha që ndodhen në Fier në të cilat janë grumbulluar ushqime për familjet, për kafshët dhe batanije. Kreu i ekzekutivit premtoi se faza tjetër tani është kompensimi i fermerëve.Por Basha nga rrjeti social FB apelon Ramën për të kaluar në vepra duke i kujtuar fondin prej 200 mijë eurosh që iu dha Bosnjes e Serbisë.Kryeministri Rama ka qenë në Fier për të vëzhguar shpërndarjen e ndihmave dhe familjet e përmbytura.Edi Rama: “Ata janë përmbytur që më 23 qershor. Sa të dalin nga përmbytja ne ti lëmë të thahen”Kreu i ekzekutivit përsëriti premtimin dëmshpërblimit të banorëve për cdo dëm prej vërshimit të lumit.Edi Rama: “Ne nuk jemi këtu thjesht sat ë dalë dielli, por edhe më pas do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet ndaj cdo familje dhe ndaj cdo fermeri të dëmtuar. Prioritet për ne është zëvendësimi i krerëve të humbur dhe mbëhstetja e atyre që kanë humbur prodhimin”Rama është takuar me banorët e fshatit ferras, një nga më të prekurit nga përmbytja.Kryeministri ka qene edhe në Kashisht ku ka përfituar në takimin me banorët për të bërë pak fushatë.Duhet pak durim. Situata siç e shikoni është e ngatërruar me motin, jo vetem këtu , por në të gjithë rajonin dhe në evropë. Pashë një zonë në Itali që kishin ikur dritat prej 48 orësh dhe akoma po arrinin ti vënë në punë. Jemi në krye të detyrës për ju.Edi Rama: "Ju të djathtëve ju gjeti bela e madhe. Nga e prisnit nuk ju erdhi, nga se prisnit po ju vjen. Edhe legalizime,edhe mbeshtetje për përmbytjet , edhe mbështetja për punët tuaja po ju vjen nga ne, pra nga se prisnit. Megjithatë ti vëlla rri djathtas se nuk kthehet burri me nje përmbytje."Por deklaratat e Ramës nuk kanë mbetur pa marë replikën e kreut të PD Lulzim basha. Nga rrjeti social facebook basha I kërkonte Ramës të linte shfaqjet me "faza" dhe "plane" .Basha I këkron kryeministrit shpalljen e emergjencës dhe caktimin e buxhetit ne ndihme te te permbyturve. Basha I kujton kryeministrit sesi për permbytjet ne Serbi dhe Bosnje u dhanë 200 mije euro me vendim qeverie, ndërsa per Fierin dhe Vloren vetem fjale, shfaqje dhe rremuje.