Reformat ekonomike, Ahmetaj: Të dhimbshme, por të domosdoshme
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se 2014-ta ishte një vit i vështirë, por shënoi kthesën në ekonominë shqiptare.Ai i konsideroi të dhimbshme, por të domosdoshme disa prej reformave të marra nga Qeveria.“Viti 2014 ka qenë një vit i vështirë, por ishte viti i kthesës ekonomike për Shqipërinë siç i referohemi shpejt. Ishte viti kur Qeveria shqiptare ndërmori një sërë reformash të vështira, të dhimbshme, por mbi të gjitha tejet të domosdoshme për qhytetarët dhe për vendin.Reforma në energji, reforma territoriale, reforma në pensione, klimën e biznesit dhe administratën fiskale. Kemi përmirësuar 8 nga indikatorët e të bërit biznes dhe kemi kërcyer 40 vënde, një kërcim rekord i përmirësimit të klimës së biznesit.Kemi ndërruar qasje nga industrive, nuk kemi më atë qasje retorike ndaj mbështetjes së sektorëve, pro kemi filluar të aplikojmë paketa që parashikojnë mbështetje sektoriale”.