PD ndihma në Novoselë, Vokshi: Banorët në gjendje të mjerueshme

Deputetja e PD, Albana Vokshi, dekalroi nga Novosela se banorët e kësaj zone janë në gjendje të mjerueshme, pa ushqime, ujë dhe ilaçe. Vokshi kërkoi prezencën e një ekipi mjekësor në zonat më të prekura.Albana Vokshi: “ Atë që nuk po e bën qeveria, po e bën solidariteti i qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi parë histori shumë të dhimbshme, ka banorë të cilët nuk kanë ku të flenë, nuk kanë çfarë të hanë, nuk kanë ilaçe, nuk kanë ujë, pra u mungon gjithçka”.Partia Demokratike dhe shtabi i saj i emergjencave ka zbritur sërish në terren , në Fitore e Bishan  duke shpërndarë ndihma ushqimore,  ilaçe e shtretërVokshi ka përsëritur kërkesën e demokratëve për shpalljen e gjendjes së emergjencës, si edhe ka kërkuar prezencën e një konsulence mjekësore në zonat më të prekura.Albana Vokshi: “I bëj thirrje kryeministrit të ngrejë në mënyrë urgjente shtabin e emergjancave civile, të alokojë fondet për t’i ardhur në ndihmë të gjithë banorëve, sepse kanë nevoja për mbijetesë”.Banorët e komunës Novoselë prej të paktën dy javësh po vuajnë pasojat e përmbytjes së lumit Vjosë.