Shkarkimet nga Vau i Dejës alarmojnë Shkodrën, përmbytet fshati Obot
Shkarkimet në rritje nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit i dhanë efektet e para për një rrezik përmbytjesh në Nënshkoder, edhe pse në nivele të ulëta.1200 m3/sek të shkarkuara vetëm nga hidrocentrali i Vau Dejësit mbremjën e së dielës, 8 shkurt sollën daljen e lumit Buna nga shtrati, duke përmbytur 380 ha tokë bujqësore në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit.Për kryeplakun e Obotit Gregor Pema, kjo rritje e nivelit të Bunës nuk përbën rrezik përmbytjesh në situatë alarmante, por nga ana tjetër kërkon që qeveria të dëmshpërblejë dëmin e viteve të shkuara.Me uljen e temperaturave, e hëna ka nisur me ulje të sasisë së shkarkimeve. Aktualisht Fierza raportohet të ketë ndërprerë shkarkimet dhe po punon me kapacitet të plotë.Komani po shkarkon me 1100 m3/sek dhe ka po aq prurje, ndërsa Vau – Dejësi shkarkon me 500 m3/sek dhe ka prurje 600 m3/sek, punon me 3 agregate.Vetë Ministri Gjiknuri dha garancinë dje se po mirëmenaxhohen hapja dhe mbyllja e portave të digave të hidrocentraleve dhe sipas tij kur ka prurje të mëdha energjia eksportohet.Ministri Gjinkuri siguroi se këtë radhë përmbytjet prej Fierzës do të jene inekzistente.