Takimi i G20 në Turqi, policia e Stambollit në gadishmëri

Policia e Stambollit është vënë e gjitha në dispozicion për sigurimin e mbarëvajtjes së takimit të G20-s, ku liderët financiarë të 20 ekonomive më të zhvilluara të globit do të takohen për dy ditë me radhë.Nesër, në ditën e dytë të takimit, ata pritet të vendosin që këtë vit të pakësojnë numrin e objektivave për të realizuar, duke u përqendruar te 5 deri në 10 më të rëndësishmet, në mënyrë që të jetë më i lehtë kontrolli dhe verifikimi i tyre.Vitin e kaluar ata ranë dakord që të ndërmerrnin masa ta reja për të rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve respektive me 2% më shumë se objektivi i vendosur në vitin 2012, për pesë vitet e ardhshme, si dhe të krijonin në këtë mënyrë miliona vende pune.  Më vonë gjatë vitit, liderët e G20 do të takohen në Antalja për të analizuar ecurinë e objektivave të vendosur në Stamboll.