Edhe në Shkodër mjekët në protestë, revoltohen pacientët

E kanë nisur këtë javë me protestë, duke ndërprerë për 60 minuta shërbimin për pacientët.Bluzat e bardha në Shkodër i janë bashkuar protestës së kolegëve të tyre në QSUT, duke kundërshtuar në këtë formë testimin e paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë.Sipas tyre ky është një denigrim që ky dikaster po i bën sektorit të shëndetësisë, që ka një mori problemesh më emergjente për t'u zgjidhur.Por ndërprerja e shërbimeve në spital, ka shkaktuar irritim tek një pjesë e pacientëve që prisnin pas dyerve për të marrë shërbimin mjekësor.Më herët mjekët dhe infermierët e Shkodres kanë firmosur edhe një peticion, duke kundërshtuar testimin e tyre, i paralajmëruar për tu zhvilluar në fund të këtij muaji.Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë ata paralajmërojnë të tjera protesta dhe madje deri në greva.