"Swissleaks" miliona në Zvicër për të shmangur taksat, mes tyre: Yje Hollivudi, mbretër e kampionë
Aktorë, modelë, kampionë sporti por edhe politikanë, diktatorë dhe mbretër, janë të gjithë në listën e mbi 100 mijë emrave, nga 203 shtete, që kanë depozituar mbi 100 miliardë euro në bankën zvicerane HSBC, me qëllim shmangien e taksave.Skandali u zbulua nga një investigim i gazetarëve të Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit (ICIJ) me seli në Washington.Nga aktorja, bizmeswoman australiane, dhe topmodelja Elle Macpherson, aktori amerikan dhe producenti John Malkovich tek aktori amerikan Christian Slater, këngëtarët e njohur Phil Collins, Tina Turner, ish piloti i Ferrarit Fernando Alonos, dhe Michael Schumacher.Më pas vjen mbreti i Jordanisë, Abdallah II ai maroken Mohammed VI, princat e Arabisë së Bashkuar dhe njerëzit e besuar të diktatorëve si Rami Makhlouf, mik i presidentit sirian Bashar Al Assad, kampioni i garave me motorë, Valentino Rossi, por dhe stilisti me famë Valentino.Sipas një padie në vitin 2007, janë zbuluar mijëra llogari nga banka private e HSBC në Zvicër. Bankierët ndihmonin klientët e tyre të shmangnin taksat dhe ofronin marrëveshje për t'i ndihmuar ata për t'i bërë dredhi ligjit.HBSC pohoi se disa individë kishin ndërhyrë në privatësinë e bankës për të mbajtur llogari të padeklaruara. Por shton se tani, kjo gjë ka ndryshuar plotësisht.Dokumentet e vjedhura në vitin 2007 nga një ekspert kompjuterash që punonte për bankën HSBC në Gjenevë, përmbanin detaje të më shumë se 100 mijë klientëve në të gjithë botën.Këto llogari nuk janë ilegale, por shumë njerëz i përdorin për të shmangur autoritetet tatimore.Autoritetet franceze në bazën të të dhënave arriti në përfundimin se në vitin 2013, 99.8% e qytetarëve në listë po i shmangeshin taksave.Italia me 7 499 klientë qëndron në vendin e 5-të në klasifikimin e vendeve që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HSBC.Tek kjo shifër bën pjesë edhe legjenda e Moto GP, Valentino Rossi, me 23 milionë të papaguara. Në vend të parë qëndron Zvicra (11 235 klientë ) , e ndjekur nga Franca (9 187) , Mbretëria e Bashkuar (8 848) dhe Brazili (8 667).Mes listës së evazoreve Ylli i rrokut Tina TurnerAktori John MalkovichKampioni i Formula 1 Michael SchumacherTopmodelja australiane Elle MacPherson Aktorët Christian Slater e Joan CollinsMbreti i Jordanisë Abdullah i dytë, Mbreti i Marokut Mohammed i Gjashtë, Princi i Bahreinit Salman bin Hamad al Khalifa, Pilotët e Formula 1, Fernando Alonso e Heikki KovalainenFutbollisti Diego Forlan, Këngëtari Phil Collins.Por janë përfshirë edhe sipërmarrës të shumtë që kanë financuar fondacionet e Bill Clinton e Mitt Romney.ZbulimiSkandali u zbulua nga një investigim i gazetarëve të Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit (ICIJ) me seli në Washington. U analizua për tetë muaj nga reporterë të ICIJ me ndihmën e një skuadre ekspertësh, dhe 140 gazetarë nga 45 vende. Rezultati është një dosier për 100 mijë klientë nga më shumë se 200 vende, me 81 mijë llogari të anketuara nga viti 1998 deri në vitin 2007. Mijëra faqe të dhënash u morën nga gazeta franceze 'Le Monde'. Dokumentat tani i janë kaluar Shoqërisë Ndërkombëtare të Gazetarëve Investigativë, gazetës 'the Guardian', BBC Panorama dhe më shumë se 50 mediave në të gjithë botën.Kush eshte banka HSBCHSBC është një bankë multikombëtare britanike që selitë e saj kryesore i ka në qytetin e Londrës, Angli. Është banka e dytë më e madhe në botë, e themeluar në vitin 1991. Ndërsa llogaritë bankare të milionerëve ishin në bankën e Zvicrës.