Tërhiqen ujërat në Vlorë, në Fier ujërat e zeza rrezik epidemish
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2015, 09:59
Në Novoselë të Vlorës, ujërat janë tërhequr dhe banorët kanë nisur të rikthehen në banesat e tyre.Sot reshjet e shiut kanë pushuar, por temperaturat janë ulur ndjeshëm. Ndërkaq në qarkun e Fierit ende ka toka bujqësore nën ujë.Problem në Darzezë janë ujërat e zeza, të cilat kanë dalë në sipërfaqe nga përmbytja dhe përbëjnë rrezik epidemish.