Faturat e anulluara të energjisë, PD: Të trajtohen të gjitha ankesat

Partia Demorkatike, i ka kërkuar Kryeminsitrit, që të marr masa dhe të dëmshpërblej qytetarët, të cilët sipas tyre u detyruan të paguanin faturat abuzive të OSHE-së, ndonëse për to ishin ankuar dhe qeveria refuzonte ti shqyrtonte. Nënkryetari demokrat Edmon Spaho, ripërsëriti gjithashtu kërkesën për faljen e kamat vonesave dhe uljen e cmimit të energjisë.Edmond Spaho: “Partia Demokratike kërkon faljen e menjëhershme të të gjitha kamatvonesave.Uljen e cmimit të energjisë, sipas premtimit të Edi Ramës me reduktimin e TVSH-së me 14%.Shqyrtimin e shpejtë të ankesave të qytetarëve bazuar mbi faktet e tyre por dhe mbi premtimet e Ramës.Ne nuk do të bëjmë sehir, nuk do presim derisa Edi Rama të kujtohet, pasi i ka bërë zullumet. Do ta kërkojmë me vendosmëri, bashkë me shqiptarët, masivisht e të bashkuar, edhe më shumë se me 22 nëntor.”Nëqoftëse këto kërkesa nuk plotësohen sipas Spahos, Partia Demorkatike nuk do të bëjë sehir, por bashkë me qytetarët në protestë do të kërkojë të drejtat që qeveria i mohon.Por pas këtyre thirrjeve i menjëhershëm ka qënë reagimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.Drejtori Ardian Cela, theksoi se nuk është arkëtuar asnjë lek, për faturat të cilat jan ankimuar si abuzive, ndërkohë që njoftoi anullimin e faturave për një kadegori tjetër.Ardian Çela: “Bëjmë me dije se ne nuk kemi arkëtuar asnjë prej detyrimeve të asaj kategorie.Dhe po përgatisim një anulim tjetër, plotësisht ligjor, për një tjetër kategori konsumatorësh të ngarkuar padrejtësisht nga e shkuara.”Gjithashtu Çela, hodhi poshte cdo mundësi për faljen e kamatvonesave.Drejtori i OSHEE, kërkoi nga qytetarët të përfitojnë deri më 28 shkurt nga oferta e kompanisë për uljen 80 përqind të kamatëvonesës duke paguar menjëherë borxhin.