Dhuna ndaj Strazimirit, mungojnë deputetët e PS.Prokuroria: Ti sjellë policia
Mosparaqitja në Gjykatën e Lartë e dy deputetëve socialistë Parid Cara dhe Armand Prenga, për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj kolegëve Arben Ndoka, Pjerin Ndreu dhe Gent Strazimiri, ky i fundit në cilësinë e të dëmtuarit, ka detyruar Prokurorinë që të kërkojë shoqërimin e detyrueshëm të tyre me polici.Në seancën e tretë të mbajtur sot në Gjykatën e Lartë për dhunën ndaj deputetit demokrat, mungonin edhe dy deputetët nën akuzë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët nuk kanë paraqitur asnjë shkresë mbi arsyen e mungesës së tyre.Ndreu u përfaqësua në seancë nga avokati i tij mbrojtës, ndërsa para togave të zeza dëshmuan gardisti Eugen Hasanbelliu dhe deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu.Në përfundim të seancës, deputeti Eduard Halimi në një prononcim për mediat tha se proçesi po zvarritet qëllimisht nga deputetët socialistë.“Zvarritja e proçesit po vjen nga mungesa e qëllimshme e disa deputetëve të cilët j anë thirrur nga gjykata dhe sot Prokuroria me të drejtë kërkoi shoqërimin e tyre të detyrueshëm në rast se vazhdojnë ta zvarrisin këtë proçes. Ajo që bie në sy është përpjekja e avokatëve, por dhe kolegëve që duan të bëjnë avokatin, e dy deputetëve të cilët kryen krimin e goditjes për shkak të detyrës në sallën e parlamentit”.Halimi i bëri thirrje sërish gjykatës të proçedojë me shpejtësi, ndërsa tha se PD do ta monitorojë deri në fund këtë proçes.“PD i kërkon edhe sot gjykatës që të proçedojë me shpejtësi, të përfundojë proçesin dhe të zbardhë një orë e më parë vendimin ku atë që e panë të gjithë shqiptarët, krimin e rëndë të goditjes,agresionit të dy deputetëve dhe të japë dënimin siç parashiokohet nga ligji dhe Kushtetuta e vendit.Ne do të vazhdojmë të monitorojmë proçesin deri ditën kur do të jepet vendimi ashtu sikurse i kemi kërkuar edhe gjykatës edhe prokurorisë që edhe dëshmitarë të tjerë, deputetë të tjerë, kolegë të tjerë të cilët kanë marrë pjesë gjatë ngjarjes të marrin pjesë në proçes, sepse atë që e kanë parë të gjithë shqiptarët, goditjen, krimin e goditjes ndaj deputetit Strazimiri vetëm deputetët e PS dhe avokatët e tyre nuk e kanë parë”.I pyetur lidhur me deklaratën e selisë blu se është shantazhuar gjykata, Halimi dha këtë përgjigje:“Ju e keni dëgjuar deklaratën e PD dhe sigurisht që çdo deklaratë e saj ka të bëjë vetëm me të vërtetën dhe asgjë që nuk është e vërtetë”.