Përmbytjet në jug, Toçi: Sot bilanci i saktë i dëmeve të shkaktuara
Strukturat shtetërore pritet të arrijnë sot në një bilanc përfundimtar lidhur me dëmet e shkaktuara në jug të vendit nga përmbytjet.Një fakt i tillë u bë me dije nga deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Fatmir Toçi, gjatë një intervistë për Ora News.“Po bëjmë evidentimin në radhë të parë të dëmeve dhe kjo është faza më e rëndësishme besoj në këto momente dhe që do të mbaroj besoj sot apo nesër maksimumi. Do të kemi një evidencë të plotë të dëmeve që janë krijuar deri tani, të gjitha llojet e dëmeve si materiale, por dhe në gjënë e gjallë".Lidhur me humbjen në gjënë e gjallë të banorëve, Toçi foli për 100 copë krerë të ngordhur, por nuk përjashtoi mundësinë që të jenë më shumë, për shkak se në evidenca nukështë llogaritur fakti i tufave që shtegtojnë gjatë dimrit nga malësitë."Ka një specifikë tek gjëtë e gjalla, shifra jonë zyrtare nuk i kalon 100 kokët, por thuhet që mund të jenë dhe më shumë. Kjo për shkak se një gjë që nuk ishte marrë parasysh më përpara, gjatë periudhës së dimrit ne nuk kemi një evidencë vetem të gjësë së gjallë që ka çdo familje në zonë.Por janë dhe të gjitha tufat që shtegtojnë nga malësitë dhe kjo është një marrëdhënie tradicionale, historike”.