Zgjedhjet nuk nxjerrin fitues në Qipro, raund i dytë për zgjedhjet presidenciale

Në një raund të dyte do të shkoj shteti i Qipros për zgjedhjet presidenciale, pasi rezultatet e para të votimeve të së dielës nuk kanë mundur te shpallin Presidentin e ri.Zgjedhjet e para kanë shpallur fitues kandidatin e krahut të djathtë Nicos Anastasiadhis me 45 për qind të votave të fituara, edhe pse sondazhet i jepnin atij 51,1% një fitore që nga e diela e parë.Kriza më e rëndë ekonomike në dekada ka qenë çështja kryesore për votuesit në Qipro, ndërsa morën pjese në to rreth 83,14% .Anastasiadhis ka premtuar marrëveshje të shpejtë për ndihma me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Anastasiadhis do të përballet në një betejë të dytë më 24 shkurt me rivalin e krahut të majtë Stavros Malas, i cili ka marrë 27 për qind të votave te dielën.Por analistet shprehen të pakënaqur nga keto rezultate, pasi nje raund i dyte vonon ishullin e madh të marrë masa per krizen ekonomike qe ajo po perballet.Shumë investitorë dhe analistë kishin vlerësuar se një fitore e shpejtë për kandidatin e partisë disi Demokratike do të thotë një marrëveshje të shpejtë për të shpëtuar ekonominë e Qipros, thonë analistet.Ndërkohë presidenti në ikje Dhimitris Kristofias gjate deklaratës së tij per mandatin 5-vjecar tha se gjatë ketyre viteve eshte perballur me probleme dhe vështirësi, por gjithnje ai ka mbajtur kokën lart."Unë do të largohem me koken e mbajtur lart, sepse unë kam bërë në kushte jashtëzakonisht të vështira të pamundurën për të arritur më të mirën për Qipron tonë ", tha Presidenti qipriot Dhimitris Kristofias. Ai shpreu keqardhjen e tij qe nuk mundi te zgjidhte krizen ekonomike qe ka prekur ishullin shtet.Në muajin qeshor Qipro u bë vendi i pestë i Eurozones që kërkoi plan shpëtimin dhe qeveria u detyrua te shtrijë doren pasi bankat qipriote pesuan humbje te medha si rezultat i ristrukturimit te borxhit të Greqisë.Ajo kerkoi rreth 17 miliard euro nga BE dhe FMN nje shifer e vogel kjo krahasuar me planet e tjera te shpetimit, por thuajse e barabarte me prodhimin kombetar bruto të Qipros.