Digjet makina në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nuk dihen arsyet

Një automjeti i është vënë flaka në mes të kryeqytetit. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes së sotëm e në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mjeti me targa TR 57 35 K pronari i së cilit nuk dihet ende, është përfshirë nga zjarri.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse. Këto të fundit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve në mjet.Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet e zjarrit në mjet, ndërsa nga policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.[caption id="attachment_461784" align="alignnone" width="655"]m 5 (Në foto: mjeti i përfshirë nga flakët dhe zjarrëfikësit gjate nderhyrjes )[/caption]