Nxënësit e shkollës "Petro Nini Luarasi" ndihma për familjet e përmbytura në jug
Nxënësit e shkollës "Petro Nini Luarasi" janë solidarizuar me banorët e përmbytur në jug të vendit. Ata kanë dhuruar ndihma në ushqime, veshje dhe libra për shkollën 9-vjeçare "Thoma Sema" në fshatin Ferras të Levanit. Ndihmat u dorëzuan nga një përfaqësi prej 5 nxënësish sëbashku me mësuesit e tyre.Glindxhet Madhi, President i qeverisë së nxënëseve tregon bashkëpunimin e të gjitha shkollës për të kontribuar.Ndërsa Drejtoresha e shkollës "Petro Nini Luarasi", Teuta Braçaj, u bëri thirrje të gjithë nxënësve që të jenë pjesë e nismave të tilla.Drejtoresha e shkollës "Thoma Sema", Elvira Hema, tregon se në shkollën e saj tashmë nuk ka asnjë mjet për zhvillimin e orës mësimore, ndaj çdo ndihmë është e rëndësishme.Në shkollën e fshatit Ferras mësojnë 116 nxënës.