Vlore, 2 persona me maska tentojnë të grabisin një Exchange
Rreth orës 8 e 45 minuta të paraditës së sotme, është tentuar të grabitet me armë një pikë e këmbimit valutor në qytetin e Vlorës.Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Vlorë Skelë në afërsi të shkollës Industriale. Dy persona të gjatë dhe më kapele të bardha në kokë, me shami në pjesën e fytyrës si dhe me një çantë të zezë në dorë kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor duke kërcënuar me armë punonjësin e kësaj pike Arben Rrapi , duke i kërkuar paratë.Duke parë rezistencën e ketij te fundit si dhe derën e mbyllur të kasafortes me hekur, grabitesit e kanë qëlluar me qytën e armëve në kokë dhe në pjesën e syrit duke e shtrirë në shesh dhe më pas janë larguar në mes te pallateve te lagjes Pavarësia.Polica ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që pronari i pikës është shoqëruar për në spital nga banorët e lagjes. Po vërehet e gjithë zona, si dhe pritet të merren pamjet e videos nga kamera e pikës së këmbimit valutor.[caption id="attachment_461602" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Exchange që u tentua të grabitej[/caption]