Lavdrim Muhaxheri i pavdekshëm, rishfaqet sërish në skenë

Publikohen foto të reja të Lavdrim Muhaxherit, dy javë pas njoftimeve se ai ishte vrarë.Mediat kosovare kanë postuar një foto, në të cilën duket xhihadisti kosovar, tashmë i shpallur në kërkim nga Interpoli, përkrah një tjetër luftëtari të ISIS.Po sipas mediave kosovare, fotoja që po qarkullon në rrjetet sociale është postuar nga familjarë të Muhaxherit dhe mban datën 2 shkurt.Rreth dy javë më parë, gazetarja e njohur e "Sunday Times", Hala Jaber, kishte njoftuar se Abu Abdullah Kosova ishte vrarë në qytetin Kobane gjatë përleshjeve me kurdët.Por, familja e Muhaxherit në Kaçanik e mohoi një gjë të tillë, duke preren duar se kanë kominikuar me të përmes telefonit dhe është shëndosh e mirë.9