Tiranë, policët zihen për gjobën me qytetaren, njëri e qëllon me shpullë
Një incident midis dy efektivëve të policisë rrugore dhe një qytetare me origjinë nga Lezha ka ndodhur mesditën e së shtunës, 7 shkurt në kryeqytet, pranë stadiumit "Dinamo".Alma Martini rreth 40 vjeç ka kundërshtuar me forcë dy punonjësit e policisë, duke u kërkuar llogari për marrjen e një gjobe, që sipas saj ishte vënë në mënyrë të pa drejtë.Sipas dëshmitarëve, fillishit ka qenë 40 vjeçarja Martini, e cila është konfliktuar duke ia hedhur fletën e gjobës dy policëve.Bashkë me gjobën, Martini ka hedhur nga pakujdesia dhe patentën e cila i është marrë nga policët. Ajo ka këmbëngulur që ti japin patentën dhe debati ka degraduar në ofendime mes palëve.40-vjeçarja ka pështyrë mbi njërin nga policët dhe ka marrë kundërpërgjigjen e kolegut të tij, i cili nuk ka hezituar ta qëllojë me shuplakë.Menjëherë qytetarja nga Lezha është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, për kundërshtim të punonjësit të policisë.Reagon Tahiri: Punonjesi i policise duhet te sillet sipas ligjitLidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm. Sipas tij, pavaresisht cdo rrethane, punonjesi i policise duhet te sillet sipas ligjit.“Pavaresisht cdo rrethane, punonjesi i policise duhet te sillet sipas ligjit. Falenderoj Policine per reagimin e menjehershem me pezullimin e punonjesve te policise deri ne sqarimin e plote dhe marrjen e masave per cdo shkelje te rregullave gjate ushtrimit te detyres. Kemi shume rruge deri ne persosjen e Policise se Shtetit per ta kthyer ne institucionon qe duam, duke reflektuar korrektese, etike, profesionalizem dhe respekt maksimal ndaj ligjit. Dhe ne kete rruge, duhet te jemi te gjithe bashkeudhetare, institucione, media dhe mbi te gjitha qytetaret”.Ora 22:20 Pezullohen nga detyra dy efektivët e rrugoresMenjëherë pas publikimit të videos në media, policia njoftoi se ka pezulluar dy efektivët e rrugores.Martin Coli dhe Llambi Gjermeni akuzohen për veprime dhe mosveprime të tyre.Mësohet se efektivët janë pezulluar deri në verifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.