Serwer: Anëtarësimi në OKB, pasi të bindet Serbia
Profesori i universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, nuk pret që dialogu aktual Kosovë-Serbi të sjellë anëtarësimin e Kosovës në OKB.Në një intervistë për mediat kosovare, analisti amerikan, i cili është njohës i mirë i politikës ndërkombëtare dhe mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të ndodhë atëherë kur Serbia ta kuptojë se kjo është më e mirë edhe për të.Megjithatë, sipas tij, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë shpejt. Tek ka folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, Serwer ka thënë se ajo do të ndodhë atëherë kur të ketë shkëmbim të plotë të ambasadorëve, gjë që ai nuk pret se do të ndodhë gjatë këtij viti.Serwer ka thënë se Kosova është ende vetëm pesë vjeçe dhe ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta shijojnë fëmijërinë e shtetit të tyre.