Kosovë, serbët e veriut kërkojnë anulimin e marrëveshjeve

Përfaqësues të strukturave paralele serbe në veri kanë bërë me dije se do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë anulimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes  Prishtinës dhe Beogradit, derisa të mos flitet për çështjen e statusit të Kosovës.“Udhëheqësit, këshilltarët dhe anëtarët e komunave, që nesër do të dalin para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa delegacioni që do të formohet, do t’ia dërgojë një letër kryetarit të Gjykatës Kushtetutese dhe do të flasë me të,” ka thënë njëri nga udhëheqësit e serbëve lokalë, Radenko Nedeljkoviç.Në bisedimet e deritashme në Bruksel janë arritur një sërë marrëveshjesh mes Prishtinës dhe Beogradit.Ndërkohë, në takimin, që nesër, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiç do zhvillojnë në Bruksel, është parashikuar që të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës.Në pjesën veriore të Kosovës, Prishtina nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e saj, ndërsa pushteti kontrollohet nga strukturat e financuara nga Beogradi zyrtar.