Shkodër, Vendorët: Nëse përmbytemi, fatura do të jetë e hidrocentraleve

Nëse Shkodra përmbytet fatura do të jetë e hidrocentraleve. Deklarata është bërë nga prefekti i qarkut të Shkodrës Paulin Radovani, ndërsa inspektoi gjendjen në 2 hidrovore, atë të Çasit dhe të Velipojës.I shoqëruar nga drejtues të shtabit të emergjencave civile, bordit të kullimit dhe komunës, u kërkua që këto 2 hidrovore të furnizohen pa ndërprerje me energji, pasi në të kundërt tokat bujqësore rrezikojnë të përmbyten nga reshjet e shiut.Përgjegjësi i linjave të tensionit të lartë Aleksandër Kelmendi kërkoi që qeveria të ndërtojë një n/stacion 110 kw në Velipojë si garanci për furnizimin normal me energji të hidrovoreve dhe zonës në tërësi.Aktualisht në qarkun e Shkodrës me përjashtim të zonave malore që kanë probleme nga reshjet e dëbores dhe ndërprerjet e energjisë, në pjesën tjetër të territorit nuk ka probleme me përmbytjet.