Strategjia e Administratës Publike, Harito: Depolitizim dhe rekrutim të punonjësve
Ministrja e Administratës Publike, Milena Harito, ka prezantuar strategjinë e administratës publike 2015-2020, në nje tryezë të organizuar në bashkëpunim me Komisionin Europian, duke theksuar se synimet kryesore janë depolitizimi i administratës, por edhe rekrutimi i punonjësve të aftë që do të shërbejnë për çeljen e negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa u përmend sërish numri i lartë i vendimeve gjyqësore të pazbatuara dhe fatura e tyre.Milena Harito : "Synimi i parë është rritja e performancës së administratës publike, sepse jemi të detyruar që të konstatojmë kjo performancë lë ende shumë për të dëshiruar. Synimi tjetër është angazhimi i detyrës ligjore të shtetit të së drejtës, që është një nga çështjet e tjera që kemi hasur dhe trashëguar nga e kaluara në zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Kemi një numër të madh vendimesh gjyqësore të formës së prerë, të cilat duhet të aplikoheshin drejtëpërdrejtë nga institucionet, pra për largim të punonjësve nga puna jo sipas proçedurave, pa të drejtë, dhe këto vendime gjyqësore nuk janë zbatuar nga intitucionet përgjegjëse. 95% e këtyre vendimeve i përkasin periudhës përpara vitit 2013Ndërsa përgjegjësi i Njësisë për Shqipërinë në Komisionin Europian, Vassilis Maragos, u shpreh se reforma në administratën publike është kyçe per integrimin e vendit.Vassilis Maragos : "Ne besojmë se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e ligjit të nënpunësit civil. Por, për të vazhduar rrugën drejt BE është e nevojshme që Shqipëria të këtë një administratë profesionale dhe kapacitete njerëzore të kualifikuara. Zhvillimi i konkurseve reale është diçka thelbësore. Ne do të vazhdojmë të japim asistencën tonë në zhvillimin e reformës në gjashtë fusha kryesore: kuadri strategjik i reformes, zhvillimi dhe koordinimi i politikave, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe resurseve publike, aftësitë, ofrimi i shërbimeve dhe menaxhimi i financave publike".