300 ha tokë e përmbytur në Fushën e Maliqit, Topçiu: Emergjente ndërhyrja në lumin Devoll

Reshjet e shiut kanë sjellë edhe probleme në qarkun juglindor. Në fushën e Maliqit sipërfaqja e cila ndodhet nën ujë është 300 hektarë. Në një intervistë telefonike për Ora News, kreu i Bashkisë Malqi tha se është emergjente ndërhyrja në lumin Devoll, pasi është fryrë dhe nëse reshjet vazhdojnë përmbytjet do jenë më të mëdha.“Në fakt qyteti i Maliqit nuk ka përmbytje, ka disa zona të vogla të cilat ne i kemi zgjidhur. Problemin më të madah e ka fusha e Maliqeit që ëështë pjesë e komunës Libonik, por që edhe ne kemi disa territore, toka që janë pjesë e banorëve të Maliqeit.Lumi i Devollit është fryrë dhe nëse reshjet do jenë më të mëdha edhe përmbytjet do të  vazhdojnë. Nga kontaktet që ne kemi patur nga bordi i kullimit në KOrcë, sipërfaqja nën ujë i kalon 300 ha që do të thotë se është emergjente ndërhyrja në lumin Devoll.Kemi aktivizuar të gjitha resurset tona financiare dhe njerëzore që të jemi sa më pranë banorëve dhe mos të ndodhin  përmbytje nëpër banesat e tyre. Po punohet, por edhe ndërhyrja është goxha e vështirëe.”