Pikturat e Claude Monet në ankandin më të shtrenjtë në Londër
Këto piktura të mrekullueshme që po shikoni, me vlerë 215 milionë dollarë, do të nxirren në ankandin Sotheby, duke bërë kështu shitjen më të shtrenjtë në Londër të koleksionit të veprave impresioniste dhe moderne të Shtëpisë së Ankandeve.Në shitje përfshihen pesë kryevepra të impresionistit të famshëm francez Claude Monet, të cilat sëbashku janë vlerësuar mbi 70 milionë paund.“Një nga kryeveprat në shitje nga Monet, është piktura Venecia që daton në 1908. Aty do të shikoni të pikturuar kishën Santa Maria della Salute dhe kanal grande të parë nga pallati ku ai ishte vendosur, një punë që është vlerësuar nga 20 deri në 30 milion paund dhe është një nga pikturat ikonë të Venecias nga Mone”, thotë bashkëdrejtuesja e artit modern dhe impresionist në Sothbue, Helena Newman.Piktura në vaj është një nga gjashtë këndvështrimet e kishës që artisti francez ka krijuar dhe blerësi do të mbahet anonim.Në shitje do të jetë gjithashtu një pikturë e mrekullueshme e realizuar në 1880 në plepat e Zhivernisë, e cila është ndaluar të shikohet në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork për të përfituar fondin e blerjeve.“Kjo pikturë është vlerësuar nga 9 deri në 12 milionë paund dhe është vërtetë një shembull i jashtëzakonshëm i një cilësie të mrekullueshme të dritës dhe dinamikës së penelit, gjë e cila ka krijuar këtë imazh ndjellës dhe joshës të plepave në zhiverni”, shtoi Newman.Në ankand gjihashtu është përfshirë një portret i Henri Matisse, i cili ka hedhur në telajo bukurinë e stërmbesës së Sulltanit të Turqisë dhe që kap vlerën nga 9 deri në 12 million paund.Ankandi ka gjithashtu kryevepra të artit bashkëkohor. Janë dy autoportrete të artistist irlandez Francis Bacon, në të cilat shfaqet thellësia e dëshpërimit.Piktura u shit 20 vjet më parë në vlerën 350 mijë paund, kurse tani shkon rreth 40 herë më shumë. Një pikturë interesante në kanavacë e Luço Fontanas do të jetë gjithashtu në shitje, teksa Newman shpreh entuziazmin për gamën dhe cilësinë që do të ketë ankandi i Sothbye.