Modelja e “Playboy”: Babai im vrau veten pasi shikoi fotot e mia nudo

Modelja  e revistës “Playboy”, Loredana Chivu, ka thënë se babai i saj ka vrarë veten pasi ka parë fotot e saj nudo. Modelja ka pozuar që në moshën 18-vjeç për revistën dhe marrëdhënia me të atin u bë e  tensionuar që nga ajo kohë, por ajo kurrë nuk e kishte menduar se fotot e saj do t’i sillnin atij vdekjen.“Mendova se do ta kalonte shpejt, sigurisht që nuk e mendoja se do të vriste veten. Kur pa fotot e mia u trondit. U mbyll nga pjesa tjetër e botës dhe kërkoi që unë të largohesha nga familja.”Për një periudhë kohe Loredana dhe babai i saj nuk flisnin. Kur modelja vendosi të shkonte ta takonte ai kishte vrarë veten. “E gjeta të varur në një nga dhomat. Nuk e kam marrë kurrë veten nga ajo që pashë”- rrëfen Loredana.loredana 2 loredana